Vllaznia e këtij sezoni i ka surprizuar të gjithë me formën. Vështirësitë e fillimit u harruan, ndërsa tani luftojnë për titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.
Për këtë rol kryesor kanë futbollistët. Bashkë me Qatip Osmanin po bëjnë të ëndërrohet fitimi i kampionatit.
Te Vllaznia megjithatë jo çdo gjë është e qetë, përsa i përket lojtarëve. Kjo pasi 5 titullarë do të jenë të lirë në fundin e sezonit.
Bëhet fjalë për Geralb Smajlin, Esat Malën, Esin Hakajn, Marko Juric dhe Lorik Boshnjakun. Të pestë kanë rol të rëndësishëm te Vllaznia aktuale.
Rinovimi i tyre nuk është zyrtarizuar nga klubi. Për këtë nuk dihet nëse palët kanë akord mes tyre dhe gjithçka do të qartësohet në qershor.
Poll