Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga 300 deri në 2000 lekë, Vora nxjerr në shitje biletat për duelin me Teutën

Shkruar nga NEWSPORT
Nga 300 deri në 2000 lekë, Vora nxjerr në shitje biletat për
Vora

Teuta do të përballet me Vorën, të dielën në orën 13:30, në një sfidë e cila është e vlefshme për javën e 21-të të Abissnet Superiore. Dueli i cili pritet të jetë mjaft i “luftuar” nga të dyja skuadrat do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”, në Durrës.

Pikërisht për ndeshjen të cilin i pret, kampi i Vorës ka bërë publike edhe çmimet e biletave për të gjithë tifozët të cilët duan të përjetojnë emocionin e ndeshjes nga afër por sigurisht të mbështesin edhe ekipin e tyre.

Kështu në tribunë “C” është bileta më e lirë, e cila kushton 300 lekë. Ndërsa në tribunë e miqve një biletë ka çmimin 500 lekë e po 500 lekë kushton edhe në tribunën përballë.

Sa i takon 2 tribunave A dhe B, tifozët mund të blejnë një biletë për 1000 lekë. Bileta më e kushtueshme është ajo e tribunës “VIP”, e cila ka vlerën e 2000 lekëve.

Poll

Lexo gjithashtu