Oltijon Kërnaja
Partizani barazoi në shtëpi ditën e sotme përballë kryesuesve të Vllaznisë, me shifrat 1-1. Një paraqitje mjaft e mirë nga të kuqtë, teksa po fillon të duket edhe dora e trajnerit Oltijon Kërnaja.
Pikërisht ky i fundit, ka fituar edhe “zemrat” e tifozëve të kuq, të cilët janë mjaft të kënaqur, sidomos pas ndeshjes së sotme përballë shkodranëve. Në faqen zyrtare të Partizanit, mbështetësit s’kanë kursyer elozhet për teknikun Kërnaja.
Disa prej tyre shprehen se 37-vjeçari i ka rikthyer “jetën” Partizanit, e të tjerë e shohin të shkëlqyer punën që trajneri po bën. Nuk mungojnë “duartrokitje” për punën që Kërnaj po bën me lojtarët.
Komentet e tifozëve të Partizanit për Oltijon Kërnajën
Poll
