
Bylis dhe Laçi kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me rezultatin 0-0. Në përfundim të këtij dueli ka folur zv.trajneri i Laçit, Endri Bacaj.
“Trajneri Moriero ka problem të vogël shëndetësor, por gjendja është stabile, vetëm stresi. Trajneri është mirë, në kujdesin e mjekëve. Pjesën e parë e kishim përgatitur mjaft mirë ndeshjen. Gjendja e trajnerit na dha një motivim më shumë për të bërë mirë. Shpresoj t’ja kemi dhënë gëzimin trajnerit edhe me këtë barazim.
Merita është e çunave që zhvilluan një lojë mjaft të bukur. Ne u munduam që pjesën e parë të luanim me topin e parë. Me Bullarin dhe dy anësorët kërkuam që të luanim. Në pjesën e dytë provuam gjërat më të thjeshtë, pasi ndonjëherë të çojnë para portës, ashtu siç ndodhi.
Pamë skuadrën kundërshtare që kishin një mbrojtje mjaft të fortë nga ana fizike dhe ne munduam të kishim të njëjtën gjë në sulm. Sigurisht që kemi edhe zëvendësime, për shkak të lodhjeve dhe të fusnim Myrtjan për forcë më shumë”, tha Bacaj.