
Bylis - Laçi
Trajneri i Laçit, Francesco Moriero nuk është në stadiumin “Adush Muça” në pjesën e dytë, në sfidën që ekipi i tij po luan përballë Bylisit. Tekniku italian nuk është ndierë mirë dhe ka lënë ambientet e stadiumit.
Raportohet se Moriero ka shfaqur probleme shëndetësoe dhe është dashur ndihma mjekësore. Në këto kushte, trajneri i kurbinasve është transportuar me ambulancë drejt qendrës shëndetësore të Ballshit.
Laçi po drejtohet momentalisht nga ndihmësi i tij. Ndërsa nuk dihet ende gjendja e Morieros.
Poll