
Flamurtari
Ngjitja në Kategorinë Superiore pas disa sezonesh, ka bërë që Flamurtari të përforcojë ekipin. Klubi vlonjat ka qenë tepër aktiv në merkaton e verës me shumë afrime në ekip.
Megjithatë, Flamurtari nuk ka kursyer as ndeshjet miqësore të zhvilluara në prag të nisjes së Kategorisë Superiore. Vlonjatët ditën e sotme kanë dalë në fushë përballë Kastamonuspor.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ka qenë në barazim pa gola. Një tjetër test në një ndeshje miqësore ky për Flamurtarin gati dy javë përpara fillimit të kampionatit në Shqipëri.
Poll