
Emri i Mladen Milinkovic nuk është i panjohur në futbollin shqiptar. 57-vjeçari ka drejtuar më herët Luftëtarin dhe Kukësin, ndërsa aventura në “timonin” e Partizanit do të jetë e 3 me klubet shqiptare. Nëse i referohemi statistikave të Milinkovic në drejtimin e skuadrës gjirokastrite dhe asaj kukësiane, shifrat nuk bindin.
Te Luftëtari ka qendruar 40 ndeshje, e pasuar me 12 fitore, 12 barazime dhe 16 humbje. Edhe te Kukësi “tabloja” nuk është premtuese, 18 ndeshje, 9 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje.
Në totalë, trajneri serb rregjistron 56 ndeshje, nga të cilat ekipet e tija kanë dalë fituese në futbollin shqiptar 22 raste, 16 ndeshje janë ndarë në “paqe” dhe 21 disfata. Kjo “rezyme” nuk jep shumë optimizëm për të arritur suksese të rëndësishme te Partizani nën drejtimin e Milinkovic.