
Tigrat Verdheblu
Elbasani do të presë ditën e dielë në “Elbasan Arena” skuadrën e Partizanit. Takim ky që do të startojë në orën 17:00 dhe që është i vlefshëm për javën e 9-të të Superiores dhe mbyll fazën e parë të kampionatit.
Mbështetja e tifozëve elbasanas nuk pritet të mungojë. Tifogrupi “Tigrat Verdheblu” kanë bërë në postim në rrjetet sociale, ku ftojnë të gjithë tifozët të mbështesin ekipin nga shkallët e stadiumit.
Ndër të tjera kanë zbuluar edhe axhendën dhe itinerarin e tyre për këtë sfidë.
“Të dielën luajmë të radhës në shtëpi kundër Partizanit.
E fillojmë grumbullimin prej orës 16:00 në Fan Club.
Mere shallin me vete dhe bashkohu me TIGRAT në Tribunën D”, shkruhet në postim.
View this post on Instagram
Poll