Jose Rodriguez nuk është më futbollist i Flamurtarit. Spanjolli është larguar nga vlonjatët, duke mbyllur aventurën me kuqezinjtë vetëm pas 5 muajsh. 31-vjeçari luajti në 5 ndeshje, në total 243 minuta, ndërsa mbahet mend për autogolin ndaj Elbasanit.
Por pas largimit të tij nga Vlora, ish-futbollisti i cili ka luajtur 1 ndeshje me Real Madrid ka folur keq për Flamurtarin dhe futbollin shqiptar, teksa për “One Football” ka theksuar se ka parë gjëra absurd dhe se futbolli në Shqipëri është amatorizëm.
“Flamurtari është klub amator, kampionati është amator. Nuk e kisha idenë, por më bindi përfshirja e Milanit (e Igli Tares si keshilltar i Sinan Idrizit).
Përshtatja ishte mjaft e vështirë, klubi nuk te ndihmon në asgjë, jo sj në klubet ku kam qenë. Idrizi nuk ka këshilltarët e duhur rreth tij dhe ekipi është i dobët, edhe pse paratë nuk mungojnë.
U nxituan me largimin e trajnerit spanjoll, në Shqipëri nguten për çdo gjë. Ekipi është ndërtuar për një mënyrë futbolli, trajneri Moriero luan tjetër futboll.
Në Shqipëri nuk ka media, nuk ka as tifozë. Presioni është i ulët. Stadiumet janë amatore nuk kisha parë kurrë gjëra si atje. Në Shqipëri futbolli nuk përjetohet si në vende të tjera”, ka theksuar spanjolli.
