
Teuta
Teuta do të dalë në fushën e lojës ditën e sotme pasi do të presë Vorën në orën 19:00 për javën e tretë të Kategorisë Superiore. Në prag të këtij takimi, ekipi durrsak ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Teuta i kërkon të gjithë tifozët të pranishëm në “Niko Dovana” për sfidën e parë në shtëpi për këtë sezon. “Ky takim shënon hapjen e sezonit në shtëpi për skuadrën tonë, me synimin për të nisur me rezultat pozitiv dhe për të vijuar rrugëtimin drejt objektivave të kampionatit.
Ftojmë të gjithë tifozët dhe dashamirësit e futbollit të jenë të pranishëm për të mbështetur ekipin tonë në këtë përballje.”, shkruan Teuta në rrjetet sociale.
Poll