Ronela Hajati
Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati shpeshherë ka ndarë në rrjetet sociale foto ku shihet pranë partnerit të saj, por pa e zbuluar kurrë portretin e tij.
Së fundmi, artistja është parë në Toronto të Kanadasë, në një ndeshje basketbolli në shoqërinë e një mashkulli misterioz, që sipas burimeve, është i dashuri i saj.
Ronela ndodhet prej më shumë se një muaji në Kanada, ku po kalon kohë me partnerin. Një video që po qarkullon në rrjetet sociale e tregon këngëtaren duke shijuar atmosferën e ndeshjes, teksa qesh dhe qëndron në krah të të dashurit.
Edhe pse Ronela nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike për lidhjen, duket se ajo ka vendosur ta mbajë jetën e saj private larg vëmendjes së mediave.
Poll
