Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Lojtari i Ndeshjes” kundër Teutës, Kasalla “sms” trajnerit pas golit: Pozicioni im ideal është...

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtari i Ndeshjes” kundër Teutës, Kasalla
Irgi Kasalla

Teuta dhe Vora kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës, përfundoi me shifrat e barabarta 1-1. Pas këtij dueli foli autori i golit të vorakëve, Irgi Kasalla i cili u shpall “Lojtari i Ndeshjes”.

“Unë e kam thënë edhe herë të tjera që pozicioni im ideal është si 10. Por mundohem dhe jam mësuar të përshtatem në shumë pozicione dhe nuk e kam problem.

Ne kemi sulmues me tipologji të ndryshme e cilësi të ndryshme. Sipas sulmuesit që fusim në lojë, trajneri mundohet të përgatitë lojën me cilësitë e tij. Për shembull kur e nis me Ruzgis, mundohemi të çojmë topin në dyluftim që të na ulë topin ne. Ndërsa me Ajo, ia çojmë topin pas shpine se është i mirë në dyluftime.

Unë ndihem mirë me të gjithë, kam bërë ndeshje të mira me të dy. Për eksperienca të reja, normale jam lojtar që është më vitin e parë në Superiore, nuk mund të them që jam i kompletuar se ka gjithmonë më shumë për të bërë. Por çdo gjë është në bazë të performancave”, tha Kasalla.

Poll

Lexo gjithashtu