Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Emocione dhe spektakël! Penalltia e humbur nga Domgjoni vendimtare, Dinamo mposht Partizanin falë golit të Zabërgjës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Emocione dhe spektakël! Penalltia e humbur nga Domgjoni vendimtare,
Dinamo - Partizani

Dinamo 1 – 0 Partizani (Zabërgja 59')

Dinamo ka triumfuar përballë Partizanit në supersfidën e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Derbi i zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të dinamovitëve.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Baton Zabërgja. Falë një gabimi të Pano Qirkos, sulmuesi i Dinamos përfitoi dhe tundi rrjetën. Ndërkohë që në minutën e 95-të, Domgjoni humbi një penallti, duke i hequr mundësinë të kuqve të barazonin.

Me këtë fitore, Dinamo arrin me pikë Egnatian kryesuese, duke shkuar në kuotën e 54 pikëve. Në krahun  tjetër, Partizani rrezikon seriozisht një vend në Final 4 pasi me 44 pikë mban vendin e katërt, me 4 pikë më shumë se Elbasani.

Superiore: Java 31
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Juxhin Xhaja

FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja; Hoxha, Zabërgja, Vila, Nani, Jonuzi, Qefalija, Meksi, Aliji, Lorran, Toli. Trajner: Ilir Daja.
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Mehmeti, Keko, Zeka, Preka, Bintsouka, Shanaj, Taipi, Domgjoni. Trajner: Arbër Abilaliaj.

LIVE:
90+5' Domgjoni humbet penallti.

86' Tjetër rast për Dinamon, traversa i thotë "jo" bluve.

80' Zabërgja tenton supergolin, topi shkon mbi traun e portës.

69' Rast i artë për Dinamon, Qirko i mohon golin Nanit.

59' GOL DINAMO! Shënon Zabërgja.

51' Kapiteni i Dinamos "tremb" të kuqtë, Rustem Hoxha i afrohet golit.

51' Nani pranë golit, Partizanin e shpëton devijimi i mbrojtësit.

45+3' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
44' Qirko pret edhe gjuajtjen e Vilës.

40' Zeka tenton nga distanca, topi shkon mbi traun e portës.

36' Dinamo shënon, por gjithçka anulohet për pozicion të parregullt.

23' Lorran tenton nga jashtë zone, Qirko pret pa problem.

21' Përsëri Nani, por topi i goditur nga ai, kontrollohet nga Qirko.

8' Nani tenton surprizën nga krahu i djathtë, por topi përfundon jashtë.

1’ Vëmendja në “Elbasan Arena”, starton derbi mes Dinamos dhe Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga