
Laçi ka fituar në shtëpi përballë Tiranës në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Kurbinit, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vendasve.
Bardheblutë ishin ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Ndrecës. Por vendasit përmbysën gjithçka në fillimin e pjesës së dytë. Dy golat e Cordeiro dhe një i Traore vulosën këtë sfidë.
Me këtë fitore, Laçi parakalon Tiranën dhe shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e 7-të. Në krahun tjetër bardheblutë me 18 pikë bien në vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit.
LAÇI – TIRANA 3 – 1 (Cordeiro 46', 51', Traore 60'/ Ndreca 40')
Superiore: Java e 19
Stadiumi: “Laçi”
Arbitër: Ditmir Grimci
Formacionet zyrtare:
LAÇI: Dajsinani, Lleshi, Prodani, Kristian, Mjaki, Papa, Opeh, Manellari, Kordeiro, Kofi, Bullari. Trajner: Françesko Moriero
TIRANA: Selmani, Përgjoni, Dembele, Kola, Haxhiu, Ismajli, Jaku, Soler, Prengaj, Ndreca, Abah. Trajner: Gugash Magani
LIVE:
60'- Laci shenon edhe golin e 3-te. Traore gjen rrugen e rrjetes.
51'- Cordeiro permbys shifrat, braziliani shenon golin e dyte dhe i jep avantazh Lacin.

46'- Laci e nis ne sulm pjesen e dyte. Cordeiro gjen golin pas nje gabimi te Dembele
45+3'- Mbyllet pjesa e pare mes Lacit dhe Tiranes, me bardheblute qe kryesojne 1-0.
40'- Sulm fantastik nga Tirana, Ndreca finalizon sic duhet dhe mposht Dajsinanin.
19'- Prenga niset ne sulm, por Opeh nderhyn ndaj tij. Bardheblute kerkojne goditje denimi, por arbitri vazhdon lojen.
14'- Koffi niset ne sulm, por Soler mbyll sic duhet sulmuesin e kurbinasve.
12'- Goditje kendi per Tiranen, me bardheblute qe provojne te gjejne porten, por topi shkon te Cordeiro. Ky i fundit tenton te niset ne kundersulm.
10'- Tirana provon te dale para, por Papa mbyll siç duhet.
3’- Tirana kërkon penallti për top të prekur me dorë nga Prodani, por Grimci vijon lojën.
1’- Starton sfida në Kurbin, Laçi – Tirana në kërkim të fitores.