Tirana 1 – 1 Flamurtari (Tabekou 6' / Bourard 53')
Superiore: Java e 3-të
Stadiumi: “Selman Stërmasi”
Arbitër: Silvio Dyrmishi
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Tafas; Vera, Lleshi, Soler, Rafa, Mensah, Patsatsia, Valerianos, Marku, Vogli, Tabeku. Trajner: Roberto Bordin.
FLAMURTARI: Aleksovski; Ramirez, Hose Rodrigez, Burard, Veiga, Trashi, Oshafi, Nunesh, Todoroski, Çantakias, Maksuti. Trajner: Karlos Garsia.
Tirana dhe Flamurtari u përballën ditën e sotme në “Selman Stërmasi” në sfidën që startoi në orën 16:00. Megjithatë, ekipi bardheblu dhe vlonjatët nuk shkuan në më shumë se barazim me shifrat 1-1.
Të parët që kaluan në epërsi në këtë takim ishin kryeqytetasit falë një goli me kokë nga Tabekou në minutën e 6-të. Pas golit të pësuar, Flamurtari kërkoi në shumë raste barazimin, por portieri Angelo Tafas e ccoi Tiranën në dhomat e zhveshjeve në avantazh.
Në nisje të pjesës së dytë, Flamurtari arriti të shpërblehej duke arritur të shënojë me belgun Bourard në minutën e 53-të. Aktualisht bardheblutë renditen në vendin e parafundit me 2 pikë, ndërsa Flamurtari me po aq pikë në vendin e 7-të.
90’ Akordohen 6 minuta shtesë
53’ GOL FLAMURTARI! Vlonjatët barazojnë në fillim të pjesës së dytë me Bourard
46’ Nis pjesa e dytë në kryeqytet, Flamurtari kërkon golin e barazimit
45’ Përfundon pjesa e parë në kryeqytet, Tirana udhëheq ndaj Flamurtarit falë golit të Tabekou
44’ Pritje spektakolare e Angelo Tafas, portieri i bardhebluve ndal një goditje me kokë
40’ Flamurtari sërish pranë golit, Todorovski shpërdoron mundësinë e artë duke goditur pranë shtyllës
27’ Oshafi pranë golit të barazimit për Flamurtarin, goditja e tij përfundon mbi traversë
19’ Tirana pranë golit të dytë me Mensah, por sulmuesi ganez gabon përballë portieri Aleksovski
15’ Flamurtari pranë golit, por vlonjatët nuk arrijë dot të shtyjnë topin në rrjetën e bardhebluve
6’ GOL TIRANA! Bardheblutë kalojnë në avantazh falë një goli me kokë të Tabekou
1' Rikthim i shumëpritur në "fole", shkelmohet topi i parë në "Selman Stermasi", nis sfida Tirana - Flamurtari.
