Në familjen e portierit të Partizanit, Alban Hoxhës ka sot festë. Djali i tij, Beko, feston sot ditëlindjen e tij të 11-të. Një urim i veçantë ka ardhur nga partnerja e portierit, Çiljeta Xhilaga, e cila është treguar një nënë për të.
Fjalët e ëmbla nga Çiljeta nuk mungojnë, duke e cilësuar Bekon si “zemrën e shtëpisë”. Ndër të tjera, këngëtarja tregon dashurinë e pafundme që ka për vogëlushin, madje duke u ndierë një “mama krenare”.
"Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, Beko! Sot mbush 11 vjet plot dritë, gëzim dhe shpirt të bukur. Ti je zemra e shtëpisë, rrezja e djaloshit që çdo ditë më mëson çfarë do të thotë dashuri e pastër, forcë dhe buzëqeshje pa arsye. Të dua pafund, vogëlushi im që rritesh me shpirt të madh dhe energji që ndriçon çdo vend ku shkon. Le të jetë kjo ditëlindje fillimi i një kapitulli plot lumturi, ëndrra dhe suksese të reja! Proud Mama", shkruan Çiljeta.
View this post on Instagram
