Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Egnatia me “hap” kampioni, rrogozhinasit mposhtin Bylisin dhe shkëputen në krye

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Egnatia me “hap” kampioni, rrogozhinasit mposhtin Bylisin
 

EGNATIA-BYLIS 2-1

Është mbyllur takimi i luajtur në Rrogozhinë. Egnatia mbron kreun e tabelës falë fiotres 2-1 ndaj Bylisit.

Rrogozhinasit dominuan pjesën e parë edhe pse nuk gjetën dot golin. Mahmuti ishte i vetmi rrezik i të kuqve për jeshilzinjtë. Në pjesën e dytë, vendasit hynë siç e lanë dhe rastet e shumta u shpërblyen më në fund.

Lushkja pas traut që e pengoi në pjesën e parë dhe një parable të shkuar dëm, arriti të hapi siparin. Më pas Ndreca disa minuta më pas prej një neglizhnece të Ilieskit, blerjes më të re të Bylisit, shënoi të dytin me kokë për Egnatian.

Një hutim i Dajsinanit, solli shpresë me golin e nigerianit Malomo 10 minuta para përfundimit. Por, Egnatia ishte ekipi që sërish shtynte dhe për pak sa nuk gjeti golin e tretë me Guindoun, sulmuesin e ri të Egnatias. Në fushë debutoi dhe Ousmane Kane për Bylisin.

3 pikë në xhep për kampionët në fuqi dhe djemtë e Edlir Tetovës “marshojnë” drejt Final Four dhe ndoshta titullit sërish në fund të edicionit.

Superiore: Java e 23-të

Stadiumi: "Arena Egnatia"

Arbitër: Andi Koçi

Formacionet zyrtare:

Egnatia: Dajsinani, Dylis, Aleksi, Bakajoko, Lushkja, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Ujka, Fangaj, Kasa, Trajneri: Edlir Tetova

Bylis: Hasanbelli, Bruno, Mahmuti, Kamara, Malomo, Sulovari, Berko, A. Marku, Peralta, Përgjoni, Ilieski, Trajneri: Nevil Dede

LIVE:

90+4'- Mbyllet takimi. Egnatia ngel lider pas fitores 2-1 ndaj Bylisit, edhe pse ballshiotët dhanë iluzionin e kthimit të sfidës drejt një barazimi.

88'-Guindou debuton sot me Egnatian. hasanbelli i mohon golin nga shumë pranë sulmuesit jeshilzi.

Rasti i debutuesit të Egnatias

82'- Dajsinani gabon në pasim, Malomo rrëmben topin dhe shënon me portën e boshatisur.

Goli i Bylisit

75'- Nga goditje standarde, Ndreca mposht Ilieskin e Bylisit dhe me kokë shënon të dytin për Egnatian.

Goli i dytë i Egnatias

66'- Senegalezi i ardhur me bujë dje tek ballshiotët, debuton sot ndaj Egnatias.

VIDEO/ Egnatia me “hap” kampioni, rrogozhinasit mposhtin Bylisin
 

56'- Regi Lushkja pas një pasimi brenda në zonë arrijë të godasë e ta çoj topin në rrjetë, në një kënd të pakapshëm. Pas rasteve të pjesës së parë, ish-i i Tiranës tregohet i saktë.

Goli i Egnatias

45'- Nis pjesa e dytë. Egnatia sulmon që në fillim me Ujkën.

45+2'- Mbyllet gjithçka në Rrogozhinë sa i takon pjesës së parë. Shifra të bardha mes dy ekipeve.

42'- Regi Lushkja ndalet nga trau i portës. Lojtari kavajas flirton me golin.

41'- Shënoi me penallti ndaj Vllaznisë. Pas aksionit të nisur nga faulli i Ilieskit, Lushkja gjendet me portierin i vetëm dhe tenton parabël. Fati nuk është me futbollistin kavajas.

Rasti i Lushkjas

30'-Peralta kërkon karton ndaj Zejnullait pas një faulli.

VIDEO/ Egnatia me “hap” kampioni, rrogozhinasit mposhtin Bylisin
Peralta

25'- Berko ndëshkohet për protesta.

24'- Kundërsulm i shpejtë i Bylisit me Malomon që ul topin e gjatë të Camara. Por Egnatia thyen gjithçka.

Kundërsulmi i Bylisit

19'- Godet Zejnullai. Pranë golit njëri prej dy autorëve ndaj shkodranëve javën e kaluar.

14'- Hasanbelli kontrollon topin. Maloma kërkon të niset në kundërsulm, por Egnatia vendoset shumë shpejt në prapavijë.

13'- Kasa shumë pranë golit, e ndal traversa.

Rasti i Kasës

3'- Vjen goditja e parë nga Bylisi.

3'- Berko duelon me Dylis. I huaj fiton faull, i cili konfirmon vendin e titullarit pas largimit të Veselit këtë merkato.

VIDEO/ Egnatia me “hap” kampioni, rrogozhinasit mposhtin Bylisin
Dylis

1'- Shkelmohet topi i parë në Rrogozhinë. Egnatia synim maksimal fitoren ndaj Bylisit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga