Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Spektakël me 4 gola në Rrogozhinë! Penalltia dhe kartoni i kuq s’ndikojnë, Egnatia i bën ballë Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Spektakël me 4 gola në Rrogozhinë! Penalltia dhe kartoni i
Albano Aleksi pas golit të dytë

Egnatia 2 – 2 Vllaznia (Yahaya 62', Jaime 86' / Kallaku 43', Balaj 75')

Egnatia dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Supersfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 2-2.

Golin e parë e shënuan miqtë, me anë të Sherif Kallakut në minutën e 44-t. Ndërkohë që në të dytën, më saktë në minutën e 62-të, skuadra vendase barazoi me Yahaya. Në minutën e 74-t, Egnatia mbeti me 10 lojtarë, për shkak se Fangaj mori kartonin e dytë të verdhë, duke shkaktuar edhe penallti.

Pikërisht nga 11-metërshi, kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj nuk gaboi. Edhe pse me 10 lojtarë, kampionët nuk u dorëzuan. Egnatia barazoi me Jaime në minutën e 86-të.

Pas këtij barazimi, Vllaznia shkon në krye të Superiores me 20 pikë, po aq sa Elbasani i vendit të dytë. Ndërkohë që me 1 pikë më pak, Egnatia mban vendin e 3-të në renditje.

Kategoria Superiore: Java 10
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Juxhin Xhaja 

FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Aleksi, Albanese, Ndreca, Yahaya, Xhemajli, Kryeziu, Sota, Fangaj, Gruda, Ruçi. Trajner: Edlir Tetova.
VLLAZNIA: Pohls, Gjini, Gurishta, Krymi, Kastrati, Kallaku, Murataj, Bajrami, Mala, Yago, Balaj. Trajner: Edi Martini.

LIVE:
90+5' Mbyllet 2-2 ndeshja. 
86' GOL EGNATIA! Shënon Jaime.

75' GOL VLLAZNIA! Shënon Balaj me penallti. Egnatia me një lojtar më pak, Xhaja i jep Fangajt kartonin e dytë të verdhë.

62' GOL EGNATIA! Shënon Yahaya.

45+2' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
43' GOL VLLAZNIA! Shënon Kallaku.

33' Juxhin Xhaja ndëshkon me karton të verdhë trajnerin Tetova, tekniku kërcënohet për të kuqin.

31' Egnatia pretendon për penallti, Xhaja thotë "JO". 

23' Vllaznia i afrohet golit me Kastratin.

14' Rast i mirë për Grudën, shkodrani gabon.

1’ Shkelmohet topi i parë në Rrogozhinë, nis supersfida mes Egnatias dhe Vllaznisë.

Poll

Lexo gjithashtu