
Laçi 3-1 Flamurtari (Cordeiro 45+4', 109', Mjaki 116'/ Dajko AG 63')
Laçi fitoi ndeshjen e play off-it ndaj Flamurtarit e vlefshme për kampionatin “Abissnet Superiore”. Kurbinasit triumfuan në stadiumin e tyre me rezultatin 3-1 duke siguruar qëndrimin në elitë.
Ndeshja nisi e qetë me skuadrat që qarkullonin topin në mesfushë. Rasti i parë i rrezikshëm u regjistrua në minutën e 11-të ku Sobowale goditi shtyllën.
Kur gjithçka po përfundonte 0-0, në fundin e pjesës së parë kurbinasit morën avantazhin. Kryeziu pasoi saktë nga goditja standarte për William Cordeiro i cili mposhti portierin me gjuajtjen e tij.
Fraksionin i dytë nisi më mirë për Flamurtarin që barazoi rezultatin në minutën e 63-të. Futbollisti i Laçit Dajko realizoi një autogol.
Koha e rregullt përfundoi 1-1 dhe gjithçka u vendos në shtesë, aty ku Laçi realizoi dy gola. William Cordero shndërroi në gol një penallti në të 109-ën ndërsa Mjaki trefishoi rezultatin në minutën e 117-të.
Në fund ndeshja u mbyll 3-1 për Laçin që siguroi qëndrimin në kampionatin “Abissnet Superiore”. Ndërsa Flamurtari sezonin e ardhshëm do të luajë sërish në Kategorinë e Parë.
Formacionet zyrtare:
Laçi (4-2-3-1): Dajsinani; Kurti, Dajko, Da Lima, Prodani; Qato, Kryeziu; Tresa, Ujka, Cordeiro; Sobowale. Trajner: A. Cungu
Flamurtari (4-4-2): Teqja; Beqja, Deliaj, Ramadani, Hasa; Sidibe, Kriviçiç, Batha, Indio; Diamanti, Shkurtaj. Trajner: E. Memushi
LIVE:
116' GOL! Agan Mjaki shënon golin e 3-të.
109' GOL! Cordeiro rikthen Laçin në avantazh me penallti.
90+6' Nuk ka fitues në kohën e rregullt, ndeshja shkon në "Extra-Time".
79' Protesta nga trajneri Memushi, gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq.
63' Vlonjatët në festë, autogoli i Laçit rikthen baraspeshën.
53' Flamurtari pranë barazimit, Dajsininani shpëton kurbinasit.
45+5' Mbyllet pjesa e parë.
45+4' GOL! Skeme perfekte e Laçit, Cordeiro i kalon në avantazh.
45+2' Krivicic gjuan nga hyrja e zonës, por gjen Dajsinanin në gatishmëri.
33' Ujka gjen hapsirë para zonës dhe tenton goditjen e cila bllokohet me trup nga Ramadani.
27' Përplasja mes Ujkës e Hasës përfshin të dyja ekipet, arbitri ndërhyn për të qetësuar situatën.
11' Kundërsulm rrufe i Laçit, Sobowale futet në zonë dhe tenton parablën, por ndalet vetëm nga shtylla.
10' Shkurtaj godet në kufij të zonës, por Dajsinani devijon lehtë dhe shpëton portën e Laçit.
1' Fillon ndeshja në Kurbin.