
Bylis - Egnatia
Java e 3-të e Superiores ka në program duele interesante dhe mjaft impenjative. Në “Adush Muça’ të Ballshit ka nisur dueli mes Bylisit vendas dhe kampionëve të Egnatias.
Të besuarit e Mirel Josës kërkojnë fitoren këtë duel, pas barazimeve kundër Tiranës dhe Flamurtarit.
Më “kritike” duket gjendja te rrogozhinasit. Ata kanë marrë vetëm 1 pikë pas 2 javësh dhe ende nuk kanë treguar “versionin” e kampionit. Tashmë do të jetë fusha ajo që do japi verdiktin final.
Në 5 takimet e fundit mes Egnatias dhe Bylisit në të gjitha kompeticionet, rrogozhinasit numërojnë 4 fitore dhe 1 barazim, çka do të thotë se ballshiotët do të përiqen të thyejnë “tabunë”.
Ndeshja ka mbajtur temp të balancuar deri në minutën e 37 ku Ndreca kishte mundësin për të shënuar nga penalltia, por gaboi. Ky ishte episodi më i "zhurshëm" në 45 minutata e para, e mbyllur 0-0. Ka nisur pjesa e dytë dhe goli për rrogozhinasit nuk ka vonuar. Konkretisht në minutën e 56 me Ruçi.
56' Ruçi Bylis - Egnatia 0-1
37' Ndreca humb penalltinë
Bylis 0 – 0 Egnatia
Superiore: Java e 3-të
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër: Erjon Bastari
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Vachoux, Përndreca, Bruno, Marku, Kane, Malomo, Abazaj, Përgjoni, Ualison, Mustafa, Koxhi
Trajner: Mirel Josa
EGNATIA: Dajsinani, Ndreca, Xhemajli, Sota, Serrano, Aleksi, Kryeziu, Selmani, Ruçi, Alesandro, Buriç
Trajner: Edlir Tetova
LIVE:
1’ “Kokë më kokë” për pikët maksimale, nis dueli mes Bylisit dhe Egnatias.
Poll