Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Sulmuesi afrikan shkëlqen me “poker” golash! Egnatia “shkund” themelet e Bylisit, fitore e lehtë përballë 10 ballshiotëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sulmuesi afrikan shkëlqen me “poker” golash! Egnatia
Egnatia - Bylis

Egnatia vinte nga një moment jo i mirë në Superiore, para ndeshjes me Bylisin, pas barazimit me Vllazninë dhe humbjes kundër Elbasanit.

Të besuarit e Edlir Tetovës e zgjidhën dulin kundër ballshiotëve që në pjesë e parë, e mbyllur 2 – 0, dopietë e sulmuesit Bakayoko, shto kartonin e kuq për Kane na radhtë e ballshiotëve.

Në 45 minutat e dyta, pati kohë edhë për 4 gola të tjerë. Bomberi Bakayoko plotësoi trigolëshin në minutën e 53, ndërsa shënoi të katërtin personal në të 63 minutë.

Në listën e shënuesëve ishin edhe Mouctar te Bylisi e Buric te rrogozhinasit, e mbyllur 5 – 1. Pas 12 javësh, Egnatia gurmbullon 22 pikë, pozicioni i 3-të, kurse Bylis mbetet në kuotën e 12 pikëve, vendi i 7-të.

EGNATIA - BYLIS 5 - 1 (Bakayoko 6', 25', 52', 63' penallti, Buric 87'/Mouctar 67')

90+2' - Përfundon takimi Egnatia - Bylis me rezultatin 5 - 1 

87' -  Buric mbyllet "hesapet" e ndeshjet, 5 - 1 për ekipin e Edlir Tetovës

67' - Bylis shënon golin e "nderit" me Mouctar.

63' - Ndeshja e sulmuesit Bakayoko, "pyka" e skuadrës rrogozhinase finalizon edhe golin e 4-të.

 

52' - Sulmuesi i Egnatias Bakayoko nuk ka të ndalur, shëon edhe golin e 3-të personal, 3 - 0 për skuadrën rrogozhinase ndaj Bylisit.

46' - Straton pjesa e dytë.

45+4' - Mbyllet pjesa e parë Egnatia - Bylis, përcaktues sulmuesi Bakayoko.

25' - Sulmuesi Bakayoko i papërmbajtshëm, shënon golin e dytë personal dhe të dytin te Egnatia.

17' - Karton i kuq për Kane, Bylis mbetet me 10 lojtarë.

6' - Bakayoko zhbllokon shifrat, pas pasimit fantastik nga Albano Aleksit. 

 

1' - Nis ndeshja në "Arena Egnatia". 

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA: Dajsinani; Ndreca, Xhemajli, Sota, Fangaj, Aleksi, Jahaja, Ruçi, Fernando, Bakajoko, Gruda.

Trajner: Edlir Tetova.


BYLIS: Vashu; Bruno, Kane, Peralta, Përndreca, Adeduro, Ajodeji, Muktar, Marku, Përgjoni, Walisson.

Trajner: Mirel Josa.

Superiore: Java e 12-të

Stadiumi: “Arena Egnatia”

Arbitër: Enea Jorgji

Poll

Lexo gjithashtu