Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Vora “zhyt” Egnatian në Rrogozhinë dhe “kap” Tiranën! Kampionët pa “busull” në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vora “zhyt” Egnatian në Rrogozhinë dhe
Egnatia - Vora

Vora i ka befasuar të gjithë në javën e 33-të të Superiores. Teksa pritej që Egnatia të reagonte në kampionat, ekipi i drejtuar nga Arjan Bellai fitoi 2 – 0 në Rrogozhinë, vendimtare dopieta e Kasallës.

Goli i parë erdhi pas një gabimit fatal nga portieri i kampionëve, ndërsa Kasalla përfitoi dhe shtyu topin në rrjetë. Finalizimi i dytë për skuadrën vorake ndodhi përmes penalltisë, sërish Kasalla.

Në pjesën e dytë, Vora ishte më e “mobilizuar” në repartin defensiv dhe e mbrojti avantazhin me fanatizëm. Pas kësaj jave, Vora ngjitet në kuotën e 35 pikëve (vendi i 8-të), po aq sa ka edhe Tirana (vendi i 7-të). Te Egnatia nga krahu tjetër, shkon në 3 numri i ndeshjeve radhazi pa fitore, 3 disfata.     

Egnatia 0 – 2 Vora (Kasalla 4', 26')  

90+5' - Përfundon ndeshja Egnatia - Vora 0 - 2, vendsoin golat e Kasallës.

81' - Egnatia ngushton shifrat, por goli konsiderohet i parregullt.

 

72' - Karrica gabon "shënjestrën" para portës rivale, mban ende në "lojë" Egnatian.

 

64' - Bakayoko lëviz bukur në zonë, por "gardiani" Harizaj i thotë "jo" golit.

46' - Starton pjesa e dytë.

45+3' - Mbyllet pjesa e parë.

45+1' - Bakayoko "fal" Vorën në zonën e rreptësisë.

26' - Kasalla i saktë nga penalltia, kryeson Vora 2 - 0 në Rrogozhinë.

23' - Arbitri Shahini shikon rastin në VAR për penallti.

4' - Gabim fatal nga portieri i Egnatias Tandilashvili, Kasalla shënon gol me fat.

1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Arena Egntia”.

 

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Tandilashvili, Alijev, Poçi, Haime, Fangaj, Aleksi, Kryeziu, Selmani, Albaneze, Gruda, Bakajoko.

Trajner: Juljan Brahja

VORA: Harizaj, Zuna, Repaj, Shehi, Vrapi, Kashari, Barjamaj, Kasalla, Bardhi, Daka, Luis Felipe.

Trajner: Arjan Bellai

Superiore: Java e 33-të

Stadiumi: “Arena Egnatia”

Arbitër: Klodian Shahini

Poll

Lexo gjithashtu