
Dinamo nuk ka arritur të triumfojë as këtë javë, duke u ndalur në barazim pa gola ndaj Bylisit në ndeshjen e javës së 4-t të Superiores. Një sfidë e luftuar deri në fund nga ekipi kryeqytetas.
Në pjesën e dytë të sfidës, Bylisi u gjend në inferioritet numerik pas një kartoni të kuq. Megjithatë, Dinamo nuk arriti as me një lojtar më shumë të shënojë gol.
Dinamo 0 – 0 Bylis
Kategoria Superiore: Java e 4-t
Stadiumi: “Selman Stërmasi”
Arbitër: Klodian Shahini
FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Goudiaby, Vila, Bregu, Maliqi, Qefalija, Dita, Aliji, H.Berisha, James, Lorran. Trajner: Ilir Daja.
BYLIS: Vachoux, Peralta, Përndreca, Adeduro, Kamara, Mustafa, Malomo, Ofori, Marku, Abazaj, Walison. Trajner: Mirel Josa.
LIVE:
90’ Akordrohen 7 minuta shtesë
86’ Super mundësi për Dinamon me Qefalijan, por mesfushori gabon duke goditur jashtë kuadratit
68’ Bylisi me një lojtar më pak, Peralta ndëshkohet me të kuq pas një goditje ndaj Bruno Ditës
67’ Gjyqtari sheh VAR-in për një goditje me brryl ndaj Ditës
63’ Bernard Berisha në fushën e lojës, Goudiaby largohet
60’ Bylisi më kërkues në pjesën e dytë sesa Dinamo
46’ Starton pjesa e dytë
45' - Mbyllet pjesa e parë 0-0
14' - Super rast për Bylisin, Malomo nuk i beson syve.
1’ Shkelmohet topi i parë, nis sfida mes Dinamos dhe Bylisit.