Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Flamurtari “zhyt” Tiranën! Vlonjatët ia dalin si miq në stadiumin e tyre, marrin fitore minimale përballë Bylisit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Flamurtari “zhyt” Tiranën! Vlonjatët ia dalin si
Maksuti duke festuar golin

Bylis 0 – 1 Flamurtari (Maksuti 63')

Flamurtari ka fituar përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Vlonjatët ishin si “miq” në stadiumin e tyre, teksa ndeshja përfundoi me shifrat 0-1.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Erald Maksuti. Sulmuesi 21-vjeçar i Flamurtarit, shënoi gol në minutën e 63-të, duke i dhënë të tijëve një fitore mjaft të rëndësishme, e dytë për këtë sezon të Superiores.

Kështu, kuqezinjtë “zhysin” Tiranën në vendin e fundit dhe ngjiten në të 9-tin, me 8 pikë. Në krahun tjetër, me 12 pikë të grumbulluara, Bylis mban vendin e 6-të në tabelë.

Superiore: Java 11
Stadiumi: “Flamurtari”
Arbitër: Emanuela Rusta

FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Vashu; Bruno, Kane, Peralta, Përndreca, Adeduro, Malomo, Muktar, Marku, Përgjoni, Walisson. Trajner: Mirel Josa.
FLAMURTARI: Aleksovski; Urbaez, Ramirez, Murataj, Telushi, Veiga, Trashi, Oshafi, Nuness, Chantakias, Maksuti. Trajner: Françesko Moriero.

LIVE:
90+5' Mbyllet 0-1 ndeshja. 
88' Super gjuajtje nga Marku, e ndal shtylla.

63' GOL FLAMURTARI! Shënon Maksuti. 

45+1' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
30' Rast i mirë për Flamurtarin.

25' Provon Përndreca, topi përfundon jashtë.

17' Bylis tenton golin nga goditja e dënimit.

1' Bylis dhe Flamurtari në fushë vetëm për 3 pikët, shkelmohet topi i parë në stadiumin e Vlorës.

Poll

Lexo gjithashtu