
Ilir Daja dhe Ardian Bardhi
Karamba Gassama nuk do të largohet nga Dinamo. Të paktën kështu konfirmoi presidenti Ardian Bardhi përmes një mesazhi të dërguar ndaj Bruno Ditës.
Mesfushori është i ftuar te "Rubrika Sportive" dhe në nisje të emisionit u diskutua për një largim të mundshëm të 20-vjeçarit. Për të shuar gjithë aludimet, ndërhyri Bardhi duke i çuar një mesazh lojtarit të tij.
"Presidenti më shkruan që nuk ka asnjë ofertë zyrtare për Karambën. Pra, s'mund të largohet. Siç duket qenka dhe fans i emisionit tuaj", përfundoi Bruno Dita me batutë.
Poll