Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Lajm i mirë për Thomas Brdaric, ndaj Laçit rikthehet një titullar

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm i mirë për Thomas Brdaric, ndaj Laçit rikthehet një
Vllaznia

Ekipi i Vllaznisë ka vazhduar me stërvitjen duke u përgatitur kështu për sfidën e radhës në kampionat. Entuziazmi i skuadrës është i mirë pasi arritën në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë duke treguar kështu që janë pretendent për të fituar trofeun.

Gjithashtu dhe paraqitja në kampionat është mjaft e “brishtë” për shkodranët pasi duhet me deomos të marrin rezultat pozitiv duke shpresuar marrjen e kreut të Abissnet Superiore.

Sfida e radhës do jetë në transfertë në orën 14:00 me ekipin e Laçit.  Për Thomas Brdaric do të jetë i disponueshëm dhe portjeri Kristi Qarri. Ky i fundit prej një kohe relativisht të gjatë ka munguar dhe tashmë ka rigjetur formën e tij për qenë në dispozicion të stafit teknik.

“Futbollistët e Vllaznisë i janë rikthyer sërish stërvitjes duke lënë pas entuziasmin e kualifikimit në Kupë dhe duke nisur të mendojnë menjëherë për sfidën e kampionatit ndaj Laçit. Ndërkohë pas një kohe relativisht të gjatë, sot ekipit i është bashkuar në stërvitje dhe portiere Kristi Qarri i cili po punon tashmë për të kapur formën e tij më të mirë dhe për të qenë sa më shpejt në dispozicion të stafit teknik”, shkruhet në postimin e shkodranëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga