Egnatia vazhdon rrugëtimin e saj në Conference League. Por krahas kësaj, drejtuesit po punojnë shumë për t’i sjellë në ekip Edlir Tetovës lojtarë që bëjnë diferencen.
Largimi i Alen Sherrit ka lënë një vend “bosh” te rrogozhinasit, të cilët pavarësisht formës së mirë të Ilir Dobjanit në duelin me Vikingur duan një lojtar me eksperiencë. Kështu te Laçi kërkojnë Mario Dajsinanin, i cili është piketuar si zëvendësuesi i Sherrit.
Po jo vetëm kaq, pasi drejtuesit këmbëngulin edhe për një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Serxho Ujkën. 25-vjeçarit i ka kontratë me kurbiasnit deri në qershor të vitit 2025, por nuk përjashtohet një transferim i lezhjanit në Rrogozhinë.
Poll