
Presidenti Agim Demrozi ka folur për suksesin e Egnatias në Superkupë. Ai ka sqaruar si e ka gjetur e si është skuadra, pra etapat në të cilat ka kaluar. Demrozi ka dhënë 2 premtime, një “bombë” në merkato dhe fytyrën e vërtetë të Egnatias, që të dyja në janar.
“Të gjithë trofetë shijojnë. Faleminderit. Ekipin e shoh mirë, nga janari do të shikoni Egnatian e vërtetë. Po është premtim.
Përshëndetje Ardi. Si çdo punë që fillon ka vështirësitë e veta. Me punë arrihet suksesi.
Vitin e parë patëm vështirësi se ishte viti ynë i parë në Superiore. Më pas konsoliduam ekipin e me radhë. Unë e mora Egnatian kur e ishte në Kategoriën e Parë.
Kur e mora Egnatian, nuk kishte asgjë, as fushë e as stadium.
Ngritëm fushën stërvitore e apra, e më pas stadiumin e tani akademinë. Këtë vit kemi krijuar dhe 3 skuadra femrash. Kemi ekipe elitare.
Faleminderit Gerdi. Unë surprizat gjithmonë i kam bërë në janar”, u shpreh Demrozi.