Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kundërshtuan policët, arrestohen 4 tifozë të Tiranës pas ndeshjes me Vllazninë (INICIALET)

Shkruar nga NEWSPORT
Kundërshtuan policët, arrestohen 4 tifozë të Tiranës
Moment gjatë përplasjes së tifozëve me policinë

Policia e Shkodrës ka njoftuar se janë arrestuar 4 tifozë me banim në Tiranë, që kundërshtuan forcat e rendit gjatë ndeshjes Vllaznia - Tirana(2-2). Ky takim mori jetë në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës, ndërsa arrestimet janë kryer pas mbarimit të ndeshjes.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale D. P., 29 vjeç, Sh. X., 22 vjeç, Sh. S., 29 vjeç dhe A. S., 39 vjeç. Një tjetër 30-vjeçar është proceduar penalisht pasi dyshohet se gjatë takimit ka hedhur lëndë piroteknike në fushë. 

Shkodër

"Kundërshtuan me dhunë, punonjësit e Policisë të angazhuar për të garantuar rend dhe qetësi para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit “Vllaznia-Tirana”, vihen në pranga 4 shtetas.

Procedohet penalisht një 30-vjeçar, pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të ndeshjes, ka hedhur lëndë piroteknike.

Në përfundim të veprimeve procedurale dhe hetimore, të kryera menjëherë pas ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “Vllaznia-Tirana”, mbrëmjen e djeshme, në stadiumin “Loro Boriçi”, ku gjatë eventit sportiv, u hodhën lëndë piroteknike dhe u kundërshtuan me dhunë, punonjësit e Policisë të angazhuar për të garantuar rend dhe qetësi në stadium, Oficerët e Policisë Gjyqësore, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:

-bënë arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve të shoqëruar mbrëmë, menjëherë pas ndeshjes, D. P., 29 vjeç, Sh. X., 22 vjeç, Sh. S., 29 vjeç dhe A. S., 39 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim dhe duke ushtruar dhunë fizike;

-proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, shtetasin M. L., 30 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli fizik, 30-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 kapsollë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme".

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga