Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kombëtarja i bën “nder” Partizanit, Oltijon Kërnaja “feston” para superduelit me Vllazninë

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja i bën “nder” Partizanit, Oltijon Kërnaja
Partizani

Partizani do të presë në “Arenën e Demave” kryesuesit e kampionatit. “Demat” ditën e dielë do të sfidohen me Vllazninë në kuadër të javës së 12-të të Superiores, takim që do të startojë në orën 16:30.

Një supersfidë e cila merr vëmendjen e të gjithëve, me të kuqtë që do të kërkojnë vazhdimësinë. Oltijon Kërnaja ka patur ditë mjaftueshëm për të përgatitur këtë përballje, teksa për të ka lajme të mira.

Për shkak të ndërprerjes së kampionatit për ndeshjet e Kombëtares, u ka dhënë më shumë kohë kryeqytetasve dhe kryesisht lojtarëve të dëmtuar për t’u rikuperuar në kohë për takimin me shkodranët.

Kështu timonieri i Partizanit ndaj kuqebluve do të ketë dy rikthime të rëndësishme. Albion Marku dhe Bintsouka të cilët tashmë janë të gatshëm të kontribuojnë ndaj ekipit të Edi Martinit. Kërnaja do të ketë më shumë mundësi zgjedhjeje dhe vetëm para takimit do të vendosë për aktivizimin e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu