
Egnatia do të kërkojë përmbysjen e madhe këtë të mërkurë përballë Borac Banja Luka. Sfida e kthimit në Champions League mes rrogozhinasve dhe boshnjakëve do të zhvillet më 17 korrik në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 21:00.
Ndërkohë që ditën e sotme trajnerët respektivë, si Edlir Tetova dhe tekniku i Banja Luka, do të dalin para mediave.
Në orën 18:00 në stadiumin “Arena Egnatia” do të zhvillohet konferenca për shtyp me Tetovën. Pas konferencës për shtyp, mediat do të jenë të lira të ndjekin stërvitjen e Egnatias 15 minutat e para.
Ndërkohë që Borac Banja Luca do të azhvillojë konferencën për shtyp mbrëmjen e sotme. Në orën 20:00, trajneri i ekipit boshnjak do të dalë para mediave në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”.
Pra trajnerët do të jenë larg njëri-tjetrit, duke nisur kështu një "duel" në distancë.