Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kërnaja e surprizoi si titullar, lojtari i Partizanit gati të "vjedhë" nga Skuka: Duke marrë pak...

Shkruar nga NEWSPORT
Kërnaja e surprizoi si titullar, lojtari i Partizanit gati të
Xhuliano Skuka

Marjus Kola ishte një nga surprizat e trajnerit Oltijon Kërnaja në ndeshjen Partizani – Vllaznia. Sulmuesi 24-vjeçar iu besua fanella e titullarit, në një duel delikat përballë shkodranëve.

Ndërkohë që vetë Kola po përpiqet të përmirësohet dita-ditës, për t’i shpërblyer besimin Kërnajës, i cili e mori nga ekipi B në atë A. Megjithatë, 24-vjeçari s’po mëson vetëm nga trajneri.

Kola ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku ndodhet krah Xhuliano Skukës. “Duke marrë pak nga eksperienca e legjendës”, shkruan sulmuesi i Partizanit, Kola për Skukën.

Duket se edhe futbollisti dibran, po e mbështet maksimalisht Marjus Kolën, i cili është në rrugën e duhur për të bërë emër në elitën e futbollit shqiptar.

Kërnaja e surprizoi si titullar, lojtari i Partizanit gati të
Marjus Kola & Xhuliano Skuka

 

 

Poll

Lexo gjithashtu