Elbasani – Bylis është një nga ndeshjet e ditës së sotme që starton në orën 17:00. Një përballje që do të luhet në “Elbasan Arena” dhe që është i vlefshëm për javën e 8-të të kampionatit.
Si verdheblutë ashtu edhe ballshiotë vijnë pas dy humbjeve radhaz në kampionat dhe do të hyjnë në fushë vetëm për 3 pikët. Ivan Gvozdnovic dhe Mirel Josa prej ditësh e kanë përgatitur këtë përballje dhe sot do të luajnë “gjithçka për gjithçka”.
Kështu të dy timonierët kanë shuar çdo dilemë dhe kanë vendosur për lojtarët me të cilët do të zbresin në fushë. Kanë zgjedhur lojtarët titullarë.
FORMACIONET ZYRTARE:
Elbasani: Janaçek; Olberkis, Lulaj, Azemoviç, Musta, Kasa, Qose, Ibrahim, Tsage, Diallo, Bunjaku.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Bylis: Vashu, Bruno, Marku, Kane, Përgjoni, Përndreca, Adeduro, Koxhi, Ofori, Ibrahim, Peralta,
Trajner: Mirel Josa
