Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kërkojmë ta nisim me 'këmbën' e mbarë ndaj Italisë, statistikat “zhysin” kuqezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkojmë ta nisim me 'këmbën' e mbarë ndaj
Italy - Shqiperi

Kombëtarja shqiptare do të nisë aventurën e saj europiane ndaj Italisë. Sfidë që do të luhet ditën e shtunë në orën 21:00. Një duel mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë kun ë “Signal Iduna Park” do të tentojnë të bëjnë një paraqitje pozitive dhe të nisin me këmbën e mbarë Euro 2024.

Përballë “djemve” të Sylvinhos do të jenë kampionët në fuqi. Sigurisht që cilësohen favoritë, por në kampion kuqezi janë të bindur se mund të marrin rezultat pozitiv. Gjithesi duket e vështirë, pasi edhe historia e përballjeve direkte flet në favorin e tyre.

Kështu Shqipëria me Italinë janë përballur 4 herë mes tyre. 2 herë në miqësore dhe 2 sfuda të tjera kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018. Në të 4-ta rastet kuqezinjtë janë mposhtur. Në dy sfidat miqësore italianët kanë fituar 1-0 dhe 3-1, ndërsa në kualifikuese kanë triumfuar 2-0 dhe 1-0.

Të gjithë tifozët shqiparë këtë herë shpresojmë që gjithçka të jetë në krahun tonë dhe të marrin pikët e para ndaj tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga