Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kërkohet mbështetja e “Demave të Kuq”, Partizani publikon çmimet e biletave për sfidën e kthimit në Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkohet mbështetja e “Demave të Kuq”, Partizani
Partizani

Mbrëmjen e djeshme, Partizani shmangu një disfatë përballë Kaljus në transfertë. “Demat e Kuq” barazuan me rezultatin 1-1 dje në Estoni në sfidën e parë të kualifikueseve të Conference League.

Një paraqitje dinjitoze nga Xhuliano Skuka që gjeti golin për Partizanin. Megjithatë, kryeqytetasit kanë lënë pas sfidën e parë të luajtur në Estoni dhe kanë “zhvendosur” vëmendjen në Tiranë.

Partizani ka publikuar pak më parë çmimet e biletave për sfidën e së enjtes ndaj Kaljus. Bileta më e lirë në “Air Albania” është 400 lekë, sektorët E 800 lekë, sektorët W 2,000 lekë dhe tribuna VIP 3,000 lekë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga