Adnard Mehmeti
Adnard Mehmeti mbajti lart “stekën” e Partizanit, përsa i përket vitit 2025. Ai u bë pjesë e “Formacionit të Vitit”, në ceremoninë e “Topit të Artë 2025”, duke marrë një çmim mjaft prestigjioz.
Ndërkohë që sot, në seancën stërvitore, Mehmeti është pritur në mënyrë të veçantë. Ai është futur në “korridor” nga bashkëlojtarët, të cilët e kanë goditur me “shpulla urimi”.
Një pritje kjo, e cila është bërë “traditë” në ekipet e futbollit, në momente të veçanta për një lojtar.
Poll

