Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Kosta Rika në Superiore, ÇUDIT futbollisti i ri i Tiranës: Fola me lojtarin e Partizanit dhe…

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Kosta Rika në Superiore, ÇUDIT futbollisti i ri i Tiranës:
Johan Cortes

Johan Cortes do të jetë futbollisti i ri i Tiranës, teksa mbetet vetëm zyrtarizimi nga klubi i Superiores. Ndërkohë që diçka të tillë e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti nga Kosta Rika, duke theksuar se për kryeqytetin e Shqipërisë ka folur me lojtarin e Partizanin, Carlos Martinez.

“Nga sa di dhe kam hulumtuar, ndodhet në kryeqytet, është klubi më i suksesshëm i Shqipërisë dhe ai që ka më shumë tituj. Tani duhet ta shfrytëzoj këtë mundësi të bukur që më është dhënë. Drejtori sportiv i tyre pa disa ndeshje të miat dhe kontaktoi mikun tim për ta pyetur. Më pas folën me përfaqësuesin tim dhe gjithçka u realizua në mënyrën më të mirë.

Kemi parë raste të lojtarëve që largohen dhe e kanë të vështirë. Shpresoj të jem përjashtim dhe të mos kthehem kaq shpejt. Nga njëra anë jam mësuar, që nga mosha 16-vjeçare jetoj larg familjes sime. Mendoj se nga ky aspekt jam i mësuar, por ndoshta gjuha do të më kushtojë pak. Me gjithçka njeriu mësohet dhe do të jap më të mirën time. Gjithashtu kam folur me Karlos Martinez, i cili më ka thënë se atje është shumë bukur”, tha Cortes.

Poll

Lexo gjithashtu