
Federata e Futbollit njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjet e fazës “Final 4” të edicionit futbollistik 2024/2025.
Vllaznia – Dinamo City (4 maj, ora 20:00) dhe Egnatia – Partizani (5 maj, ora 20:00) janë çiftet gjysmëfinaliste që do të përballen në ndeshje teke, nga ku do të përcaktohen dy finalistët e këtij edicioni. Të dyja takimet do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Biletat për këto ndeshje mund të blihen online në e.bileta.al në çdo moment, si edhe fizikisht pranë pikës së shitjes te stadiumi “Arena Kombëtare”.
LINKU I BILETAVE TË NDESHJES VLLAZNIA – DINAMO CITY
LINKU I BILETAVE TË NDESHJES EGNATIA – PARTIZANI
Për të blerë biletën online, ndiqni këto hapa:
• Regjistrohuni në platformë duke përdorur adresën tuaj e-mail.
• Zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas ulësen që dëshironi.
• Plotësoni të dhënat e kërkuara (emër, mbiemër, e-mail) në formularin përkatës.
• Kryeni pagesën duke futur të dhënat e kartës suaj bankare.
• Pas konfirmimit të pagesës, bileta do të dërgohet automatikisht në adresën e-mail të regjistruar.
FSHF njofton gjithashtu se tifozët do të kenë mundësi të blejnë edhe biletat për finalen e madhe, si dhe për mini-finalen për vendin e tretë/katërt, që do të zhvillohen pas ndeshjeve gjysmëfinale.