Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kanë “larë duar” me Superioren, Kukësi në 3 ndeshjet e mbetura “stërvitet” për finalen e Kupës

Shkruar nga NEWSPORT
Kanë “larë duar” me Superioren, Kukësi në 3
Kukesi

Kukësi nuk ia doli të mbijetonte në Superiore dhe pas 12 vitesh bien në Kategorinë e Parë nga ku do të rinisin gjithçka në sezonin e ri. Jemi 3 ndeshje larg fundit të kampionatit dhe verilindorët tashmë kanë “larë duart” me Superioren, ndërsa kanë kthyer gjithë vëmendjen te finalja e Kupës së Shqipërisë.

Në Kukës janë shumë optimist se këtë sezon pavarësisht vështirësive dhe që ranë në Kategorinë e Parë do t’ia dalin të shpëtojnë sezonin dhe të fitojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin shqiptar.

Kështu skuadra e Bledar Devollit në 3 javët e fundit të Superiores do të përballet me Erzenin në transfertë, me Partizanin në “Kukës Arena” dhe do të përfundojnë sezonin ndaj Laçit në transfertë. 3 sfida mjaft të rëndësishme për timonierin gjirokastrit që do t’i shfrytëzojë në maksimum si 3 “teste” para finales së Kupës që do ta luajnë më 14 maj ndaj Egnatias në “Air Albania”. Kjo do t'i shërbejë për të vendosur pë lojtarët titullarë dhe për të tentuar gjithçka për gjithçka ndaj rrogozhinasve, me trofeun që është një "dritare" për të kapur Europën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga