
Salami
Egnatia fitoi Kupën e Shqipërisë duke mposhtur Kukësin me rezultatin 1 me 0. Ndeshja në “Air Albania” pa si të fituar dhe palë të treta ku më kryesorja është Tirana.
Bardheblutë fituan të drejtën e pjesëmarrjes në Europa falë rrogozhinasve. Një tjetër klub kryeqytetas mund të thuhet se ka “buzëqeshur” pas humbjes së Kukësit.
Bëhet fjalë për Partizanin. Klubi kampion në fuqi është vendosur pas sulmuesit Mustapha Gbolahan.
22-vjeçari spikati në sezonin e tij me verilindorët. Rënia në Kategorinë e Parë dhe mospjesëmarrja në Europë, bëjnë që Partizani ta ketë më të lehtë rrugën drejt nënshkrimit.
Poll