Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Jemi optimistë për kualifikimin”, Qarri: Klima është në favorin tonë, japim gjithçka për fitoren

Shkruar nga NEWSPORT
“Jemi optimistë për kualifikimin”, Qarri: Klima
Kristi Qarri

Vllaznia do të presë ditën e nesërme në “Loro Boriçi” Valur për të bërë mes tyre llogaritë për sfidën e kthimit mes tyre në orën 20:30. Një duel shumë i rëndësishëm për shkoadranët, që në sfidën e parë barazuan 2-2.

Në konferencën për shtyp së bashku me Thomas Brdaric ishte edhe Kristi Qarri. Gardiani i portës thekoi se gjithçka është e hapur për kualifikimin, por me tifozët do të tentojë të kalojnë në fazën tjetër të Conference League.

“Klima nuk ishte në favorin tonë ndeshjen e kaluar, por e sulmuam mirë kundërshtarin. Nesër gjithçka është e hapur. Në çdo ndeshje përpiqem të jap maksimumin, i gjithë ekipi ka bërë një ndeshje të mirë sepse shënuam dy gola.

Shumë optimist për kualifikimin kemi dhënë maksimumin kemi besim se do ta kalojmë turin. Nëse profesori tha 50 me 50, unë them kemi mundësi 60 me 40. Tifozët janë lojtari ynë i 12-të. Kam fituar shumë eksperiencë këtu, ndjehem i priviligjuar”, ka përfunduar 23-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga