Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Janë vetëm 1 pikë larg kreut dhe ëndrrojnë titullin pas 20 vitesh, presidenti Kujtim Lluka: Rivali i Elbasanit është Vllaznia, Demrozi i Egnatias ndërhyn te arbitrat

Shkruar nga NEWSPORT
Janë vetëm 1 pikë larg kreut dhe ëndrrojnë titullin pas
Kujtim Lluka

Elbasani po zhvillon sezon fantastik në Superiore, duke grumbulluar 38 pikë pas 21 javësh, vetëm 1 më pak se dyshja kryesuese Vllaznia dhe Egnatia.

Shembulli më i qartë se verdheblutë janë në pretendentë për titullin në elitën e futbollist shqipatr, ishte fitorja e sotme kundër një rivali të drejtpërdrejtë si Dinamo, 2 – 0, dopieta e Ibrahima Diallo.

Në emisionin “Skaner”, MCN, ka qenë i ftuar edhe presidenti i Elbasanit Kujtim Lluka. Ndër temat e trajtuar, ka qenë edhe rivali i ekipit të Ivan Gvozdenovic për titullin, ndërsa nuk ka munguar reagimi i shkurtër prej Llukës:

“Vllaznia është rivali më i fortë në Superiore për titullin. Nuk dua të anashkalojë Egnatian, por kundër rrogozhinase këtë sezon kemi një fitore dhe një barazim. Në duelet me Vllazninë jemi më të balancuar, ata fituan në Shkodër, ne morëm 3 pikët në Elbasan”.   

Lluka foli edhe për ndeshjen Egnatia – Elbasani, duke hedhur akuza ndaj presidentit Demrozi, ky i fundit nga kampi i rrogozhinasve: “Presidenti i Egnatias Demrozi është mjeshtër, ai në pushim të ndeshjeve futete te arbitrat”.    

Poll

Lexo gjithashtu