Tirana ka fituar në shtëpi përballë Flamurtarit, ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve. Pas këtij dueli ka folur trajneri i vlonjatëve, Francesco Moriero.
“Bëmë ndeshjen tonë, duhet të ishim pak më të kujdesshëm në golin që pësuam. Na dhemb humbja, por nuk kemi çfarë i bëjmë. Erdhi. Punojmë gjatë javës. Bëmë dhe zëvendësime për të patur më kualitete, por Melo u dëmtua, u munduam të fusnim Semin.
Sot morëm gol me mbrojtje të vendosur, duhet të ishim më agresivë. Aty na mungoi diagonalja e Diavaras, një presion i munguar i Markut, na vajtën në portë dhe na shënuan. Futbolli kështu është, bëmë ndeshjen tonë, do të kemi dhe humbje”, tha Moriero.
