Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Jam shumë i mërzitur", Gvozdenic: Ja cili ishte plani anti-Vllaznia

Shkruar nga NEWSPORT
"Jam shumë i mërzitur", Gvozdenic: Ja cili ishte plani
Ivan Gvozdenovic

Skënderbeu ka humbur transfertën e Shkodrës përballë Vllaznisë me shifrat 0-2. Korçarët e humbën balancin e sfidës që në pjesë të parë dhe nuk treguan asgjë në të dytën. Tekniku Ivan Gvozdenovic u shpreh pas përfundimit të takimit i pakënaqur me futbollistët e tij dhe me mënyrën si shkuan gjërat ditën e sotme në ndeshjen e Superiores.

“Ishim pa 5 lojtarë sot, pra me mungesa. Nuk e di si i pësuam golat në këto mënyra sot. Ne ishim me top, Ramos e kishte në zotërim dhe u bënë pasa të gabuara dhe nga erdhi goli. Dhe goli i dytë erdhi prapë nga mungesa e vëmendjes sonë. Ishte shumë e vështirë për ne pas golit të dytë, na ra psikologjia. Ekipi duhet të mendojë edhe për pjesën difensive kur ndodhet në sulm.

Jam shumë i mërzitur nga kjo humbje. Na mungon Dumfuri. Skuadra është e fortë në lojën në ajër me Prenga e Ramos. Plani ishte të rrinim fortë mbrapa me 5 lojtarë dhe pastaj të provojmë skemën me kundërsulm. U rikthyem me 3 mbrapa pastaj. Pësuam gol shumë shpejtë dhe kjo ndikojë në lojën tonë. Doja të jepja hapësira Endrit nga krahu i djathtë, pasi ai është futbollist i mirë dhe i pëlqen të sulmojë. 17 gola të pësuar janë shumë me thënë të vërtetën. “, u shpreh trajneri Gvozdenovic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga