
Në skuadrën kryeqytetase të Dinamos sot ka festë për një arsye të veçantë. Lorran feston ditëlindjen e tij si pjesë e bluve prej dy sezonesh tashmë.
Për 29 vjeçarin “Nëndetësja” nuk është aventura e parë në vendin tonë. Kujtojmë që amerikano-latini ka luajtur më parë dhe tek radhët e Bylisit, për aq sezone sa ka tek Dinamo aktualsiht. Nga 2021 e deri në 15 korrik të 2023, kohë kur u ble për 260 mijë euro nga dinamovitët, futbollisti amerikano-jugor qëndroi tek ballshiotët.
Lorran Quintanilha ka luajtur në disa pozicione tek dinamovitët, por i preferuari i tij është mbrojtës. Këmba e preferuar e brazilianit është e majta, ndaj dhe preferorhet nga Ilir Daja si mbrojtës anësor. Por jo pak herë është aktivizuar dhe si mesfushor tek skuadra kryeqytetase.
Kujtojmë që në fillimet tek ekipi, nën urdhërat e italianit Di Biagio, lojtari u stazhionua në rolin e mesfushorit, por tani është rikthyer në prapavijë. Futbollisti me numrin 47 u aktivizua në derbin ndaj Partizanit në fundjavën që sapo lamë pas dhe u vlerësua me notën 7, si një ndër më të mirët e skuadrës.