Partizani përveç momentit “JO” që po kalon në kampionat në këtë sezon, duket se “Demat” janë të “mallkuar” edhe nga dëmtimet. Kjo pasi ka shkruar në 9 numri i të dëmtuarve, me infermierinë e të kuqve që mbushet “plot”.
Vetëm në dy ndeshjet e fundit në “Arenën e Demave” janë dëmtuar 5 lojtarë. Bintsouka dhe Sembele u dëmtuan në duelin me Egnatian, ndërsa ndaj Vorës u dëmtuan Skuka, Marku dhe Preka.
Nga ana tjetër Keko, Nondi, Çipi dhe Martinez janë të dëmtuar prej disa muajsh. 3 të parët i janë nënshtruar operacionit dhe në këto kushte kanë mbyllur vitin 2025 para kohe, ndërsa nuk dihet ende se kur do të rikthehet Martinez.
Sigurisht që kjo është një minus për të kuqtë, me Oltijon Kërnaja do të duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e tyre dhe me timonierin e “Demave” që duhet të gjejë “kurën” për të “shëruar” ekipin dhe për ta rikthyer te rezultatet pozitive.
