Nëse Vllaznia ka sulmin më të mirë në këtë sezon në Superiore është edhe falë Bekim Balajt. Kapiteni i kuqebluve është padiskutim lideri i shkodranëve në repartin e avancuar.
35-vjeçari kryeson edhe listën e golashënuesve në këtë sezon dhe duket se po ecën i sigurtë drejt trofeut individual. Në 24 javë kampionat, balaj ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës 12 herë.
Ka shënuar plot 5 gola më shumë se ndjekësi më i afërt i tyre që është Dejvi Bregu. Ky i fundit ka shënuar 7 të tillë. Po 7 gola ka shënuar edhe Blaise Tsague, Ibrahima Diallo të Elbasanit, ndërsa Ibrahim Mustapha ka arritur këtë numër me 2 ekipe, me Bylis dhe Dinamon, duke plotësuar kështu “top-5”-shen.
Padiskutim që kampionati ka edhe shumë ndeshje të tjera përpara dhe këto numra pritet të ndryshojnë dhe mbetet të shihet se cili do të mund të luftojë me Balajn për “Këpucën e Artë”.
