Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“I kërkoj falje Gudjufit”, Arian Bellai: Partizani i fortë në mesfushë dhe në goditjet standarde, Harizaj duhet marrë në konsideratë

Shkruar nga NEWSPORT
“I kërkoj falje Gudjufit”, Arian Bellai: Partizani i fortë
Arian Bellai

Vora mori një fitore të rëndësishme ndaj Partizanit në shtëpi, me skuadrën e Arian Bellait që triumfoi 1-0 ndaj kryeqytetasve. Një sfidë e cila u vendos nga Dario Daka, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 90-të.

Pas sfidës ka folur ..

"I kërkon falje Gudjufit, pasi duhet të isha më i qetë. Filloi gjithçka mbarë në shtëpinë tonë dhe që nga tani e tutje duhen vetëm 3 pikët. Duhet të marrim pikët që na duhen, pasi të gjithë i kemi rivalë direkt. Në pjesën e parë luajtëm mirë, por në pjesën e dytë kam rezerva.

Zëvendësimet? I vonona pak, pasi iu kisha thënë që në pjesën e dytë do të vuanim më shumë. Donim të ishim më të sigurtë, e di që duhet të bëheshin më shpejt, por edhe kur gabojmë ne, na korrigjojnë futbollistët.

Ne kishim ndërtuar lojën të dilnim nga krahët, i dinim cilësitë e Manit, por zgjodhëm të luanim nga krahët me Gecin dhe Vrapin. Në goditjet standarte Partizani ishte shumë i fortë, pasi i kishte gjithmonë ndryshe, ku rrezikuam disi. Lamë më shumë në lojë Manin për të na ndihmuar në goditjet standarte. Zgjodhëm këtë lojë, pasi e dinim se Partizani ka mesfushë të mirë. Edhe Kasalla ka cilësi, e tepron ndonjëher me mbajtjen e topit. E shfrytëzuam për shtatlartësi.

Ne aktivizojmë futbollistë të rinj. Kjo është një politikë e klubit. Duam të luajmë pak më shumë me të rinjtë. Të fillojmë topin nga prapavija për të qenë më të qetë. Ruci ka eksperiencë, ndërsa Harizaj duhet marrë në konsideratë, pasi cilësitë i ka si Ruci. Ne duhet t’i rritim avash avash”, përfundoi Bellai.

Poll

Lexo gjithashtu