Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Debutoi me barazim, Ernest Gjoka pas sfidës me Tiranën: I kënaqur me ndeshjen, por kishim ngarkesë psikologjike

Shkruar nga NEWSPORT
Debutoi me barazim, Ernest Gjoka pas sfidës me Tiranën: I kënaqur
 

Skënderbeu dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Korçës, përfundoi në barazim me rezultatin 0-0. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Skëndërbeut, Ernest Gjoka.

“Mendoj se pjesa e dytë ishte ndryshe. E para vazhdon në trysninë psikologjike të kësaj kohe që nuk kanë pasur ecuri pozitive. Deri diku jam i kënaqur. Këto pak ditë që kisha në dispozicion nuk është se bëra diçka në strategji dhe manovër. Thjesht doja të bëja diçka, të mbushej zona për golin. U munduam të flasim të gjithë si klub për ndryshuar Skuadra në pjesën e parë është si ai njeriu që mban 100 kile në kurriz dhe që i thua vrapo shpejt. Ishte thjesht një punë e shpejt dhe diçka ndryshe, që taktikisht e keni parë.

Kur ngrehesh lart për presionin, patjetër skuadra kundërshtare mundohet të shkojë me topin e gjatë. Vetëm në pjesën e parë reaguam pak keq, në të dytën e lexuam më mirë. Nuk mund të ndërhysh përnjeherë për diçka ndryshe. Unë mendoj pjesa e parë shkoi pak keq dhe nuk ishte taktike dhe teknike, por psikologjike. Na mungoi fati për të shënuar dhe ndoshta mund të ishte rezultat tjetër", tha Gjoka

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga