Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

I dhuroi titullin Egnatias, 1 milionë euro për Ibrahimoglun

Shkruar nga NEWSPORT
I dhuroi titullin Egnatias, 1 milionë euro për Ibrahimoglun
Melih Ibrahimoglu

Melih Ibrahimoglu është padiksutim heroi kryesor i Egnatias. 23-vjeçari shënoi golin vendimtar në finalen ndaj Partizanit. Gol ky që i dhuroi titullin rrogozhinasve, që është i pari në historinë e klubit.

Paraqitja e sulmuesit ka qenë majft pozitive me Egnatian, gjë e cila ka bërë që për të të ketë interesime të shumta nga disa ekipe të huaja, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditura. 23-vjeçari është shndërruar shpejt në një element kyç dhe në këto kushte Edlir Tetova e ka pjesë të planeve për sezonin e ri.

As Agim Demzozi nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e tij dhe çdo skuadër që do të tentojë 23-vjeçarit duhet të derdhë në arkat e klubit kampion jo më pak se 1 milionë euroi. Shifër konsiderueshme, me kreun e klubit rrogozhinast që është i bindur të fitojë sa më shumë në rast shitjeje.

Kujtojmë se sulmuesi u transferua në Rrogozhinë gjatë merkatos së janarit, ndërsa ka kontratë të vlefshme me kampionët deri në qershor të vitit 2026. Me fanellën e rrogozhinasve ka luajtur në 26 ndeshje, ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë edhe 1 asist.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga